Në këto ditë të vështira për të gjithë, kur njerëzimi i bashkuar si asnjëherë tjetër për një qëllim të vetëm, në luftë për jetën, institucionet arsimore “Turgut Ozal” ju urojnë të gjithëve shëndet të plotë!
Të nderuar mësues dhe kolegë, veçanërisht ju përgëzojmë njëzëri për përpjekjet dhe altruizmin e treguar nga secili prej jush, ku për asnjë moment nuk keni harruar se ju mbani përgjegjësinë e edukatorëve të brezave të një kombi krah përkrah me prindërit e tyre.
Ju keni qëndruar pranë nxënësve tanë duke i udhëzuar në çdo kohë jo vetëm të thellohen në dituri nëpërmjet mësimeve të zhvilluara online, por edhe të bëjnë durim dhe të jenë të vetëdijshëm që ju, mësuesit e tyre i mbështesni gjithmonë edhe shpirtërisht edhe psikologjikisht duke i sensibilizuar në luftën e përbashkët për jetën.
Të dashur nxënës, ju falenderojmë që edhe në këtë periudhë nuk keni reshtur asnjë çast të vazhdoni me këmbëngulje dhe durim rrugën e ndritur të dijes të mbështetur edhe nga përpjekjet e palodhura të prindërve tuaj.
Vetëm të gjithë së bashku do të tejkalojmë çdo sfidë – në emër të jetës!!!
Të gjithë së bashku do t’ia dalim!