“Teknikat e të mësuarit” seminar me lektoren Jonida Tirana

“Teknikat e të mësuarit” seminar me lektoren Jonida Tirana

Arritjet akademike të nxënësve, luajnë një rol të madh në vetëvlerësimin që ata kanë për veten. Ato formojnë të ardhmen e tyre dhe ndikojnë në pozitën e tyre të ardhshme në shoqëri. Vlerësimet dhe notat, që ata marrin ndikohen prej shumë faktorëve, prej të cilëve kryesorët janë koha e shpenzuar duke studiuar dhe mënyra si ata studiojnë.

Këto ishin disa prej tematikave të trajtuara në seminarin me lektore Jonida Tirana. 

Gjatë bashkëbisedimit me znj. Jonida Tirana, nxënësit u njohën me teknika të reja studimi të cilat do t’i ndihmojnë ata në vazhdimësi. Znj. Tirana u dha atyre këshilla për krijimin e ambientit të përshtatshëm për studim, për menaxhimin e kohës, për të qenit sistematik dhe për përqendrimin. Disa prej këtyre këshillave vërtet mund të jenë të dëgjuara, por jo të gjithë i zbatojnë, pasi nuk njohin rëndësinë e tyre.

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe