11 kupa, 101 medalje Ari dhe 72 medalje Argjendi ishte arritja e nxënësve nga klasa e katërt në   klasën e shtatë  në World Scholar’s Cup.

Scholar’s Cup është një konkurs në gjuhën angleze që zhvillohet në disa vende të botës. Për herë të dytë ky konkurs u zhvillua edhe në Tiranë në kolegjin “Turgut Ozal”. Nxënës të kolegjeve “Turgut Ozal”, morën pjesë në këtë konkurs që zgjati dy ditë. Kategoritë ishin Junior dhe Senior që ishte +14 vjeç. Konkursi zhvillohet me tre faza konkurrimi. Shkrimi i një eseje. Zhvillimi i një testi me njëqind e njëzet pyetje të  bazuara mbi informacionin që kishte dhënë vetë konkursi dhe  debati.