“Rruga drejt së ardhmes kalon përmes Dijes!”

Sot u zhvillua Provimi i Lirimit i Gjuhës Angleze për nxënësit e klasave të 9-ta.

167 nxënës të kolegjit “Turgut Özal” morën pjesë në këtë provim. Provimi u zhvilluan në ambientet e shkollës “Ahmet Gashi” në Laprakë.

Ky është provimi i parë i provimeve kombëtare për ciklin 9-vjeçar, i cili do të pasohet me Provimin e Gjuhës Shqipe dhe të Matematikës.

U urojmë shumë suksese nxënësve tanë dhe sa më shumë nota 10-ta në këto provime!

Përgatiti: Imelda Prençe