Në përshtatje me temën mësimore “Familja ime”, grupet e dyta organizuan vizita në familjet e shokëve të grupit. Ishte dëshira e fëmijëve dhe e vetë prindërve që i ftuan, për t’i bërë këto vizita.
Kjo është një traditë e bukur që bëhet prej vitesh në kopshtin ““Zübeyde Hanım”, në vazhdën e bashkëpunimit kopsht-familje.
Mikpritje, bujari dhe dashuri morën këta fëmijë nga familjet që vizituan. Kjo shihej qartë në ushqimet e përgatitura me shumë dashuri dhe në sytë gazmorë të fëmijëve që u kënaqën pa masë.
Përgatiti: Elda Rrustemi