Vizita në familjet e shokëve

Vizita në familjet e shokëve

Në përshtatje me temën mësimore “Familja ime”, grupet e dyta organizuan vizita në familjet e shokëve të grupit. Ishte dëshira e fëmijëve dhe e vetë prindërve që i ftuan, për t’i bërë këto vizita.

Kjo është një traditë e bukur që bëhet  prej vitesh në kopshtin ““Zübeyde Hanım”, në vazhdën e bashkëpunimit kopsht-familje.

Mikpritje, bujari dhe dashuri morën këta fëmijë nga familjet që vizituan. Kjo shihej qartë në ushqimet e përgatitura me shumë dashuri dhe në sytë gazmorë të fëmijëve që u kënaqën pa masë.

Përgatiti: Elda Rrustemi