Turshi me leverdi
Grupet e dyta të kopshtit “Zybeyde Hanim”, pasi morën njohuri për konservimin e ushqimeve, ia nisën punës për bërjen e turshive. Me duart e vogla mbushnin vazot me perime dhe përpiqeshin t’i përzienin sa më mirë. Aspiratat ishin aq të mëdha saqë fëmijët vendosën t’i shesin turshitë e sapo bëra dhe me paratë e fituara […]
Një ditë ndryshe…
“Një ditë ndryshe” ishte edhe pikniku në fshatin turistik Pezë, në periferi të Tiranës, gjë që është bërë traditë disavjeçare në kolegjin tonë. Pikniku u organizua javën e fundit të tetorit. U zhvilluan mjaft lojëra argëtuese me litar, me top, lojëra popullore, gara shpejtësie dhe kalim pengesash. [mls_gallery id=”895″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]
Vendlindja ime
Të njohim vendlindjen është një nga lëndët më argëtuese për nxënësit e klasave të pesta. Në njërën nga orët e saj u zhvillua një ekskursion, gjatë të cilit nxënësit u njohën me disa objekte social-kulturore, historike dhe mjedise të gjelbra të qytetit të Tiranës. Fillimisht nxënësit vizituan Kullën e Sahatit dhe xhaminë e Et’hem Beut […]
Të njohim produktet vendase
Në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë u zhvillua Panairi Ushqimor i fermerëve shqiptarë, aktivitet ky në kuadër të muajit të bujqësisë shqiptare. Të ftuar të veçantë të aktivitetit ishin nxënësit e klasave të treta të kolegjit ”Turgut Özal”, me kartolinat e përgatitura nga vetë ata me temë nga bujqësia dhe blegtoria në vendin tonë. Në […]
Rreth Shkolles
Historiku: Orët e para mësimore në shkollat “Turgut Özal”, u zhvilluan në vitin 1995, në Tiranë. Fillimisht, nxënësit tanë frekuentonin këto institucione arsimore në ambiente të marra me qera në zona të ndryshme të qytetit, derisa në shtatorin e vitit 2004, u ngrit kompleksi “Turgut Ozal”, i pari kompleks arsimor privat i ngritur në Shqipëri, […]