Njoftim

Shkolla “Turgut Ozal” njofton të gjithë prindërit, nxënësit dhe dashamirët se situata është nën kontroll, e qetë dhe në bashkëpunim të plotë me policinë e shtetit.Janë marrë të gjitha masat e sigurisë sipas protokollit në raste emergjence, pavarësisht se lajmi rezultoi i rremë.Falënderojmë policinë e shtetit për gadishmërinë dhe profesionalizmin!Falënderojmë të gjithë stafin e shkollës […]

Programi i orientimit për nxënësit e klasave të para.

Si çdo vit tjetër, dhe këtë vit shkollor, vogëlushët e klasave të para, përgjatë tri ditëve, patën mundësi të prezantohen me mjediset e shkollës, mësuesit dhe bashkëmoshatarët, me të cilët do të ndajnë së bashku rrugëtimin e bukur të dijes.Pas përfundimit të këtij programi, fëmijët janë gati për të filluar procesin mësimor, ashtu si nxënësit […]

Bisede me z.Emirjon Senja për Inteligjencën Artificiale

Klubi i Pangeas dhe Lego League zhvilluan një bashkëbisedim me pedagogun, z.Emirjon Senja për Inteligjencën Artificiale. Biseda ngjalli shumë kureshtje dhe ndërveprim mes nxënësve rreth një teme kaq aktuale. Falenderojmë z. Emirjon Senja për kohën dhe energjinë e mirë që përcolli tek të gjithë.

Në kolegjin “Turgut Ozal” me shkrimtarin dhe gazetarin e njohur Enkel Demi!

“E rëndësishme është të jeni të ndershëm me veten, sepse nëse jeni të ndershëm me veten, jeni në rregull me gjithçka .” – Enkel Demi Kjo ishte një nga këshillat që shkrimtari dhe gazetari i njohur Enkel Demi iu dha nxënësve të klasave të 8-ta dhe të 9-ta, në takimin e zhvilluar me disa prej […]

Gjysmëfinalja e Këngës

Konkursi i këngës është një ngjarje emocionuese, ku talentet e reja muzikore shfaqin aftësitë e tyre të këndimit.Në gjysmëfinalen e konkursit të këngës, nxënësit më të talentuar nga klasat 4-9, interpretuan këngë të zgjedhura dhe transmetuan shumë emocion përmes tyre.Urojmë suksese për këngëtarët e rinj!

Gjysmëfinalja e Vizatimit

Gjysmëfinalja e konkursit të vizatimit në shkollën tonë, solli emocione të veçanta te nxënësit e talentuar në vizatim, të cilët zbuluan vizionet e tyre të krijimtarisë përmes lapsit, bojërave dhe shpërthimit të ngjyrave në letër. Kjo gjysmëfinale, në të cilën morën pjesë nxënës nga klasat 4-9, është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit, për të […]

Dita e parë e shkollës.

Dita e parë e shkollës është një çast emocionues për nxënësit, prindërit dhe mësuesit. Nxënësit, të lumtur dhe plot kureshtje për fillimin e një kapitulli të ri në arsimimin e tyre, takuan mes emocionesh shokët, mësuesit, por u njohën dhe me miq të rinj. Ky vit i ri shkollor duket se ka gjetur edhe prindërit […]

Dita e parë e shkollës për nxënsësit e klasave të para.

Dita e parë e shkollës për nxënësit e klasave të para është një ditë e veçantë e mbushur me emocione të ndryshme. Emocionet janë të ndryshme për secilin nxënës, por përbërësi kryesor i kësaj dite është gëzimi. Kjo ditë është një kujtim i paharrueshëm që do t’u kujtohet gjatë gjithë jetës. Emocioneve të ditës së […]