Në një atmosfere tejet festive, lojërave të ndryshme zbavitëse, haresë, të qeshurave dhe gëzimit fëminor, disa nga anëtarët e Klubit Shpresa dhe drejtues të tij u bënë pjesë e një feste të veçantë.
Ishte pikërisht Festa e Fundvitit e fëmijëve me Aftësi Ndryshe të Qendrës DSA dhe Klubi Shpresa u mundësoi animatorin e festës dhe dhuratat e Vitit të Ri 38 fëmijëve të qendrës.
Ishte ky aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa për të sjellë sadopak gëzim atje ku ka nevojë për buzëqeshje dhe ishte kaq bukur të ishe pjesë e kësaj feste dhe e gëzimit të këtyre fëmijëve, të cilët dinë të japin një dashuri të pakufi.
Klubi Shpresa uron Festa të gëzuara dhe aktivitete po kaq të bukura e plot shpresë gjithmonë!
Përgatiti: Imelda Prençe