Shkolla verore këtë vit zgjati 12 ditë të cilat ishin të mbushura me aktivitete dhe argëtim për 57 nxënësit që morën pjesë në të. Për ta u kujdesën mësueset e tyre kujdestare si dhe mësues nga Amerika për mësimin e gjuhës angleze.
Çdo ditë niste me mësimin e anglishtes dhe vazhdonte me klubet e kitarës, violinës, pianos, dansit, vizatimit, kompjuterit dhe basketbollit.
Mbas dreke kishte gjithmonë një aktivitet të ditës, ndaj nxënësit shkuan në Kalanë e Prezës, te pishinat në Tiranë, në kinemanë 3D, te lojrat te Bluri, në piknik, për hipizëm, te pishinat në Durrës, për eskursion në Krujë, etj.
Ditën e fundit të shkollës verore nxënësit morën pjesë në një ceremoni përmbyllëse në kompleksin “Turgut Özal” ku ofruan spektakël të ftuar nga cirku dhe një iluzionist. Atmosfera e krijuar ishte fantastike me argëtim pa fund.
Shkolla verore u zhvillua për nxënësit e klasave të 1-3 dhe numri i pjesëmarrësve ishte i kufizuar.
[mls_gallery id=”2383″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]