Një jetë e mirorganizuar brenda këtij komuniteti të madh nxënësish, në shkollën tonë, u jep mundësi të gjithë fëmijëve të zhvillojnë aftësitë e tyre në çdo fushë të artit.
Nxënësit e klasave të 4-ta, të 5-ta dhe të 6-ta, morën pjesë në gjysmëfinalen e Konkursit të Vizatimit. Talenti u derdh në letër me ngjyrat e shpirtit dhe mori jetë. Motivet e vizatuara, ishin të shumta dhe mbresëlënëse. Numri i madh i pjesëmarrësve dhe konkurrenca e fortë ndërmjet paraleleve nxori gjysmëfinalistët e parë. Punimet ishin të llojeve të ndryshme; me vaj, akuarel, bardhë e zi etj. Tashmë të gjithë nxënësit e përzgjedhur nga juria do të përgatiten për një konkurrim të dytë, atë final. Këto veprimtari janë nxitje drejt artit dhe kultivojnë dëshirën që nxënësit të rriten artistikisht e të jenë të gjithanshëm.
Punoi: Amabel Kola
Udhëhoqi: Enkelejda Velo