Për nxënësit e klasës IG, tema “Bardhi te dentisti” në lëndën e Abetares do kujtohet gjatë si një orë krejt ndryshe nga të tjerat, pasi kishin ftuar dentisten Entela Osmaj, e cila është mami i Shkëlzenit-nxënës në këtë klasë. Ajo u foli fëmijëve për kujdesin që duhet të tregojnë për dhëmbët dhe i këshilloi ata që përveç pastës dhe furçës së dhëmbëve, të përdorin dhe fillin dentar. Gjithashtu, dentiste Entela u foli nxënësve për dhëmbët e qumështit e për dhëmbët e rinj që po u dalin dhe u rekomandoi fëmijëve të marrin çdo ditë tabletat me flor (gjithmonë në kujdesin dhe vëmendjen e prindërve). Më pas, nxënësit lexuan pjesën nga libri i Abetares dhe treguan histori nga jeta e tyre personale në lidhje me dhëmbët dhe kujdesin që tregojnë për ta. Ata i treguan dentistes edhe për njohuritë që kanë marrë në lidhje me higjienën e gojës gjatë orës së Edukimi të Vlerave, që e zhvillojnë çdo javë me mësuesen e tyre, Mirelën. Në fund, fëmijët panë nga afër disa materiale që kishte sjellë dentiste Entela dhe i drejtuan shumë pyetje asaj.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *