Kanë filluar regjistrimet për Olimpiadën e Projekteve ASEF 2017. Është pikërisht kjo, periudha gjatë së cilës nxënësit regjistrojnë projektet e tyre dhe krijojnë grupet e punës. Ata, së bashku me mësuesit mentorë, do shfrytëzojnë muajt e ardhshëm për një paraqitje sa më dinjitoze në këtë konkurs të njohur tashmë brenda e jashtë vendit. Nxënësit do konkurojnë në dy kategori: senior dhe junior. Kategoritë, si çdo vit, janë: poster design, short movie, web design, programim si dhe shkencë. Risia e këtij viti është shtimi i një kategorie shumë tërheqëse, projektim industrial. Kjo kategori synon të gjejë shpikës dhe zbatues të ideve inovative për zhvillimin dhe rinovimin e sendeve të përditshme duke  përmirësuar në këtë mënyrë jetesën e komunitetit.

U urojmë suksese nxënësve tanë me sa më shumë çmime dhe prezantime dinjitoze!

Përgatiti: Erjona Saqe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *