U zhvillua në një atmosferë tejet entuziaste dhe plot emocione në Sallën e Konferencave të Kolegjit “Turgut Ozal” ndarja e çmimeve të Konkursit Owlypia.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin nxënësit pjesëmarrës në këtë konkurs dhe prindërit e tyre, të cilët u ndjenë shumë krenarë për arritjet e fëmijëve të tyre në këtë konkurs ndërkombëtar.

47 Medalje ari, 36 Medalje argjendi, 28 Medalje bronzi, 15 Certifikata nderi ishin çmimet që u fituan nga nxënësit tanë. Ishin këto medalje e vende fituese, të cilat bënë që Shqipëria të renditej e para për nga medaljet e fituara në këtë konkurs.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin dhe përfaqësues të Konkursit Owlypia, zoti Ali Çifçi dhe zonjusha Leanne Scott, të cilët erdhën nga Anglia dhe bënë dhe një prezantim të këtij konkursi për të pranishmit.

Suksese nxënësve tanë në të tjera sfida!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *