Dihet prej vitesh se në shkollën tonë, në funksion të një mësimdhënieje të suksesshme, përdoren edhe mjetet më të fundit të teknologjisë bashkëkohore si klasat 3D, kompjuterat, IPadët, tabelat Interaktive, etj. Pikërisht, një tabelë si kjo e fundit i mundëson çdo mësuesi të aplikojë në klasë format më të suksesshme në fushën e arsimit, të provuara këto nga kolegë të ndryshëm të vendeve më të zhvilluara dhe më të përparuara të botës. Një risi e tillë është edhe ClassDojo, program ky i cili e ndihmon mësuesin në menaxhimin e klasës, në ruajtjen e të dhënave për nxënësit, për aktivizimin, punën në grup, përgatitjen e përditshme të tyre etj. E veçanta e ClassDojo-s është se mësuesi i cili e përdor këtë program, zgjedh vetë se cilat sjellje të nxënësve do të vlerësojë gjatë një periudhe të caktuar kohore. Tjetër tipar i rëndësishëm i këtij programi është se vlerësimi bëhet përpara gjithë klasës dhe çdo nxënës është i vetëdijshëm për notën e marrë apo pikët e fituara. Gjithashtu, mësuesit e shkollës sonë të cilët po e zbatojnë këtë program, janë shprehur se ai po i ndihmon të mbajnë të dhëna shumë të sakta e të rregullta në mënyrë të vazhdueshme, duke ua lehtësuar punën gjatë takimeve me prindërit e nxënësve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *