“Dhurojmë një karrige me rrota për një person me aftësi të kufizuara”- ishte motoja me anë të së cilës Klubi Shpresa, gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, ftoi të gjithë nxënësit e shkollës të mblidhnin tapa plastike dhe t’i grumbullonin në disa pika brenda ambienteve të kolegjit “Turgut Özal”. Kjo nismë gjeti mbështetje nga të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës sonë dhe vazhdoi deri javën e fundit të vitit shkollor. Tapat plastike të grumbulluara nga nxënësit u shkëmbyen me një karrige me rrota, ndërkohë që dy karrige të tjera u dhuruan nga Kompania Everest. Më datë 4 qershor, në një ceremoni të thjeshtë, në bashkëpunim me SHKPKFAKSH (Shoqata Kombëtare e Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Shqipërisë), këto karrige iu dhuruan dy fëmijëve dhe një të moshuari, që të tre me aftësi të kufizuara dhe në gjendje jo të mirë ekonomike.

Falenderojmë nxënësit për solidaritetin e tyre në ndihmë të këtyre njerëzve në nevojë dhe Kompaninë Everest për mbështetjen në këtë nismë.

 

[mls_gallery id=”2265″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *