Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

DISTILIMI I UJIT

Date: January 25, 2016 Author: Selman Categories: Lajme, Lajme kryesore

Mesi i muajit janar i gjeti nxënësit e klasave të pesta të përfshirë në ekperimente dhe veprimtari praktike, të gjitha këto në kuadër të kapitullit “Uji” në lëndën Dituri Natyre.

Duke shfrytëzuar mjetet e laboratorit të shkencës ata pastruan ujin me filtrim, si dhe ndërtuan aparatin  e distilimit duke përftuar në këtë mënyrë ujë të distiluar. Kjo ishte mënyra më e mirë për t’u dhënë nxënësve njohuri të reja e të qëndrueshme mbi metodat e pastrimit të ujit, fitrimin, dekantimin dhe distillimin e tij.

Nxënësit panë se sa i ndotur mund të jetë uji, shtresëzimet e kripërave që e përbëjnë atë dhe sa i rëndësishëm është filtrimi i tij për shëndetin e njeriut.

 

Play Our Song