Klasa e 2A realizoi një orë mësimi ndryshe dhe tepër kreative. Referuar temës mësimore “Stilolapsi dhe Kompjuteri”, nxënësit të ndarë në role ndërtuan në mjediset e shkollës një skenë të vërtetë teatri. Gjithçka ishte përgatitur dhe menduar nga vetë nxënësit, nën kujdesin e mësueses së tyre.

Krahas interpretimit të saktë dhe mesazhit të përcjellë, nxënësit u vlerësuan për kompozimin e personazheve dhe veshjeve të tyre të realizuara me kartona dhe lëndë ricikluese.

Nxënësit e klasës së 2A treguan se nuk janë vetëm aktorë të mirë, por edhe ideatorë dhe krijues të së ardhmes.

Përgatiti: Ardiana Sallaku

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *