Këtë vit, kolegji “Turgut Özal” në bashkëpunim me Federatën Kombëtare të Hendbollit ka formuar dy ekipe, për vajza dhe djem, që do të përfaqësojnë shkollën tonë në ndeshjet brenda dhe jashtë saj.

Kërkesat për t’u pranuar në secilin ekip ishin të shumta, ndaj për të arritur deri në ngritjen e një ekipi sa më cilësor, nxënësit u përzgjodhën në bazë të disa kritereve të hartuara nga një anëtar i Federatës së Hendbollit.

Të dy ekipet stërviten nga dy herë në javë nën kujdesin e mësuesve-trajnerë në ambientet sportive që ofron shkolla jonë.

U urojmë suksese sportistëve tanë!

 

Përgatiti: Erjona Saqe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *