Mbërrijnë Protagonistët e Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir_Meta,‬ priti sot drejtues të Kolegjit turk “Turgut Ozal” dhe një grup nxënësish nga vende të ndryshme të botës. Vizita u zhvillua në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës që do të mbahet më datë 4 prill 2015 në Tiranë.
Përfaqësuesit e kolegjit turk, që është edhe një nga organizatorët e këtij eventi, e njohën z. Meta me aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e Festivalit dhe pjesëmarrjen e gjerë nga shumë vende të botës.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi nismën e organizatorëve për të zhvilluar në vendin tonë edicionin e 13-të të këtij eventi dhe rëndësinë që kanë aktivitete të tilla. Festivali do të paraprihet nga ekspozita dhe panairi.

Publikuar në faqen zyrtare online të kryetarit të parlamentit z. Ilir Meta
 
[mls_gallery id=”1827″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *