U zhvillua në ambientet e kolegjit “Turgut Ozal” finalja e Konkursit të Artit Skenik midis shkollave “Turgut Ozal” Tiranë, “Turgut Ozal” Durrës, “Hasan Riza Pasha” Shkodër dhe MIST. Në këtë finale konkuruan mes tyre grupet finaliste, që kishin dalë më të mirët e secilës shkollë, për klasat e 6-ta deri në klasën e 9-të. Të gjithë nxënësit shfaqën në skenë talentin e tyre në aktrim, duke sjellë mes humorit dhe të qeshurave, pjesë mjaft të bukura, të cilat u interpretuan me shumë mjeshtëri prej aktorëve të vegjël. Në fund të konkurrimit më të mirët u vlerësuan me çmime dhe medalje.

Punoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *