Gjatë javës së parë dhe të dytë të muajit shkurt u zhvillua kampionati i basketbollit për klasat e 7-ta, si për djemtë dhe për vajzat. Klasat që u kualifikuan në finale për djemtë ishin klasat e 7D dhe e 7G. Çdo skuadër kishte lojtarë mjaft të aftë. Loja u zhvillua në dy sete dhe në të dy setet, klasa e 7D triumfoi me fitore. Të dyja skuadrat bënë një lojë të bukur, të arrirë dhe të organizuar me mjeshtëri, si në pasime të shpejta e të sakta, ashtu dhe në saktësi gjuajtjeje. Çdo pasim dhe gjuajtje shoqërohej me duartrokitje dhe thirrje mbështetëse për skuadrat përkatëse. Skuadra e klasës së 7D dominoi për gjatë gjithë lojës, duke realizuar kosha 2-3 pikësh. Pas sinjalizimit të mbarimit të lojës dhe shpalljes së skuadrës fituese emocionet ishin të mëdha. Përqafime, takime duarsh dhe urime të shkëmbyera përzemërsisht ndërmjet skuadrave dhe lojtarëve, e bënë më të bukur përjetimin e kësaj ndeshjeje finale.

Përgatiti: Enkelejda Velo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *