Aktivitetet sportive janë nga më të dashurat për nxënësit e shkollës sonë. Në to gërshetohen dukshëm aftësia që kanë nxënësit tanë në sporte të ndryshme, bukuria dhe entuziazmi i lojës dhe dëshira për fitore. Kampionati i zhvilluar përgjatë muajit shkurt ishte Kampionati i Basketbollit për të gjitha klasat dhe paralelet, si për vajzat dhe për djemtë. Momentet plot energji, loja e bukur dhe emocionet, kanë shoqëruar sidomos ndeshjet finale. Nuk kanë munguar dhe “tifozët” e mbështetësit për çdo skuadër. Në Kampionatin e Basketbollit për klasat e 9-ta, për djemtë në  finale doli klasa e 9A me klasën e 9F dhe fitoi klasa e 9A, kurse për vajzat në finale doli klasa e 9F dhe klasa e 9C dhe fitoi klasa e 9F. U urojmë suksese të tjera skuadrave fituese!

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *