Lajme

  • Turgut Ozal Social Media

GDS

Date: April 29, 2016 Author: erjona saqe Categories: Lajme, Lajme kryesore

Gjatë muajit prill në shkollën tonë zhvillohen GDS-të (teste me alternativa në të gjitha lëndët).  Në këto teste nxënësit masin njohuritë e marra gjatë periudhës janar-mars. Risi e këtij viti është se lëndët histori, gjeografi, dituri natyre (për ciklin fillor), gjuhë shqipe dhe anglisht zhvillohen online. Në këtë mënyrë nxënësit njihen me rezultatin në kohë reale dhe, njëkohësisht, mësuesit marrin një statistikë të shpejtë dhe të plotë për të gjitha përgjigjet e pyetjeve të testit.  Gjithashtu, vlen për t’u theksuar se nxënësit, duke hyrë te programi i shkollës nga adresat e tyre personale, kanë mundësi të bëjnë teste paraprake, GDS provë, Test Yourself apo Webquize si përsëritje përpara testit final, duke qenë se përsëritja është cilësuar si mëma e dijes. U urojmë suksese të gjithë nxënësve tanë!

Irma Derjaj 

Mësuese

 

 

 

Play Our Song