Të dashur prindër, nxënës e mësues,

Sërish sofrat po ju mbledhin me miq e të dashur përreth dhe teksa vitet ndërrohen, shkëmbehen urime nga thellësia e zemrës për një Vit të Ri plot mbarësi.

Këto janë çastet kur shpresat shohin drejt së ardhmes e gjithaq bisedat bien rreth së shkuarës. Sa momente mbetën pas në këtë vit që po shkon… Ditë të mbushura me emocione dhe ne jemi të lumtur dhe krenarë që kemi qenë pranë jush. Këtë Vit të Ri së bashku le të zgjojmë energjitë tona më të mira, për momente të reja edhe më të suksesshme, sepse ne bashkë kemi talentin, forcën, kurajon dhe vullnetin për të ndërtuar një të ardhme të begatë për Shqipërinë!

Gëzuar 2017!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *