Një nga konkurset më emocionuese, që zhvillohen përgjatë Muajit të Artit dhe të Letërsisë, është Konkursi i Interpretimit. Pasi konkuruan nxënësit e klasave të 7-ta dhe të 8-ta, faza gjysmëfinale e këtij konkursi, për kategorinë 7-8-9, u përmbyll me konkurimin e nxënësve të klasave të nënta. Të gjitha interpretimet ishin vërtet mbresëlënëse. Vargjet dhe fragmentet e përzgjedhura u interpretuan me shumë mjeshtëri nga talentet e shkollës sonë. U urojmë nxënësve finalistë shumë suksese në finale dhe shpresojmë të përjetojmë sërish emocione po aq të bukura!

 

Punoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *