GJYSMËFINALJA E KONKURSIT TË KRIJIMIT

GJYSMËFINALJA E KONKURSIT TË KRIJIMIT

Këtë javë, në vijimësi  të aktiviteteve për Muajin e Artit dhe Letërsisë, u zhvillua gjysmëfinalja e Konkursit të Krijimit për të gjitha klasat nga e katërta deri tek e nënta. Poetët apo shkrimtarët e secilës klasë u përballën me bashkëmoshatarët e tyre të klasave të tjera, për të nxjerrë në këtë mënyrë më të talentuarit në fushën e krijimit për secilin paralel.

Klasat e katërta ishin të parat që nisën këtë konkurim, pikërisht ditën e mërkurë, duke u ndjekur ditën në vazhdim nga klasat e pesta. Dita e fundit e javës shkollore i takoi gjysmëfinales për klasat 6 – 9. Konkurset u zhvilluan në ambientet e shkollës, gjatë orës së leximit. Temat ishin të larmishme, në përshtatje me moshën e tyre, por në përgjithësi mbizotëronte tema për krenarinë kombëtare, gjuhën dhe atdheun tonë.

Fituesit nga kjo etapë, sipas grupmoshave përkatëse, do kalojnë në finalen e shkollës, nga ku do të dalin më të mirët për të marrë pjesë në konkursin midis kolegjeve në Shqipëri.

 

 

[mls_gallery id=”2549″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]