Nxënësit e klasave të dyta  këtë javë zhvilluan një orë mësimore ndryshe dhe më të këndshme se të tjerat. Ata performuan në sallën e dramës pjesën treatrale “Gjashtë vëllezërit peshkatarë dhe vajza”. Nxënësit ishin mjaft të angazhuar dhe krijuan me zell të madh skenën e teatrit, si  dhe kostumet e bukura që veshën. Në të morën pjesë me dëshirë të madhe të gjitha klasat e paralelit. Përreth kishte një atmosferë shumë të gëzueshme. Spektatorët mezi prisnin të shihnin shokët e tyre të aktronin, e më pas aktorët e vegjël rrëzëllenin nga gëzimi prej duartrokitjeve dhe brohoritjeve të shokëve të entuziazmuar. Nuk kishte gjë më të bukur sesa të shihje buzëqeshjet e tyre të kënaqësisë në fund të shfaqjes. Me anë të kësaj pjese teatrale ata u njohën me kënaqësitë e mëdha të artit, intepretimit dhe teatrit.

Punoi: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *