Të gjithë njerëzit në botë komunikojnë në një gjuhë të përbashkët dhe kjo është gjuha angleze. E tillë ishte motoja e Javës së Anglishtes për këtë vit në shkollën “Turgut Özal.” Flamuj  shumëngjyrësh nga të gjithë shtetet e botës u përgatitën nga nxënës e mësues, për të zbukuruar çdo kënd të shkollës sonë.

Konkursi  i këngës, i poezisë dhe Culture Corner nuk munguan sivjet për shkollën fillore, por

aktivitetet surprizë gjithashtu sollën shumë dinamikë e energji tek nxënësit tanë.

Reading Corner, Writing Corner, Word Tree, Treasure Hunt dhe Radio TOC ngjallën shumë interes dhe sollën përfshirje akoma më të madhe të nxënësve.

Ishte kënaqësi shumë e madhe tek i shihje aq shumë të përkushtuar në aktivitetin që u ishte caktuar veçanërisht tek prezantonin në Anglisht çdo projekt apo punë të tyren. Mbështetja e prindërve gjithashtu ishte e mahnitshme, sidomos te më te vegjlit që e përjetonin këtë eksperiencë për herë të parë.

Përfaqësues të shteteve të ndryshme vizituan kolegjin tonë dhe u mahnitën nga puna e nxënësve tanë.

 

 

[mls_gallery id=”1812″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *