Midis nxënësve të klasave të shtata u zhvillua kampionati i futbollit, i cili nisi në mes të janarit dhe përfundoi vetëm pak ditë më parë. Ndërmjet të gjitha klasave u zhvillua një përballje shumë e fortë. Ditë pas dite, emocionet e skuadrave shtoheshin dhe ndeshjet zhvilloheshin me po të njëjtin ritëm. Duartrokitjet nga tifozët e klasave përfaqësuese ishin një mbështetje e fortë për lojtarët e rinj.

Ndeshja finale u zhvillua ndërmjet klasave 7B dhe 7F. Ethet dhe emocionet i kishin pushtuar lojtarët e të dyja skuadrave, por për secilin ekip shpresa e fitores ishte e madhe. Pas një loje të fortë, fituese e kampionatit për klasat e shtata doli klasa 7B.

Suksese të mëtejshme!

 

Irma Derjaj

Mësuese

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *