“Kequshqyerja dhe pasojat që vijnë prej saj”- ishte tema për të cilën dietologia e njohur Anila Kalleshi, diskutoi me senatorët e klasave 7, 8 dhe 9 të shkollës sonë. Të ushqyerit është një pjesë e rëndësishme në jetën e gjithsecilit dhe akoma më i vlefshëm është ky proces për adoleshentët, të cilët janë në moshën e tyre të rritjes. Mirëpo, të ushqyerit kur nuk bëhet në mënyrën e duhur çon në pasoja të rënda për shëndetin. Kështu dietologia u foli nxënësve për anoreksinë, buliminë dhe obezitetin. Duke i njohur ata me raste konkrete të njerëzve, të cilët kanë hasur në jetë probleme të tilla, bashkëbisedimi u bë edhe më i prekshëm dhe real. Shumë interesante ishte pjesa e pyetjeve nga auditori, ku nxënësit u shprehën për shumë shqetësime të tyre në lidhje me ushqimet jo të shëndetshme, vaktet e ditës, oraret më të përshtatshme të të ushqyerit etj.

Nga dietologia na u premtuan projekte në vazhdimësi me nxënësit e këtyre klasave.

 

[mls_gallery id=”3711″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *