Kesler Mziu, nxënës i shkollës sonë në klasën e 5-të,  kryesoi listën e nxënësve të përzgjedhur për konkursin e Kangaroo, finalja e të cilit është zhvilluar ditën e shtunë në Greqi.

Ky konkurs ndërkombëtar zhvillohet një herë në vit dhe është i hapur për të gjithë nxënësit nga klasa e 3-të deri në klasën e 12-të, pra nga mosha 8-18 vjeç.

Kjo ishte hera e parë që në Shqipëri u organizua olimpiada e gjuhës Angleze Kangaroo Global Linguistic (KGL).

Konkursi u zhvillua në 3 faza:

Në fazën e parë, e cila u zhvillua në datën 20 Maj në Tiranë, kanë konkuruar nxënës nga të gjitha shkollat, pasi ishte pa kufizim nxënësish.

Në fazën e dytë kanë kaluar vetëm 10% e nxënësve dhe Kesleri u përzgjodh automatikisht fitues. Konkurimi për këtë fazë ishte përsëri në Tiranë dhe u zhvillua në datën 3 Qershor.

Si fitues për fazën e tretë Kelseri ishte i pari në listë me pikët maksimale. Kjo fazë u zhvillua në Greqi në datën 30 shtator 2017.

 

Punoi: Enisa Dalipi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *