Nuk mund të presim nga fëmijët që ta duan e ta mbrojnë natyrën, nëse nuk u krijojmë atyre lidhje të forta që herazi me bimët, kafshët dhe çdo gjë që i rrethon. Mbjellja e një peme në moshën e tyre është një nga ato veprimtari që shton dashurinë dhe kujdesin për të gjitha bimët në natyrë dhe lë gjurmë te fëmijët. Ata e shprehën entuziazmin për këtë aktivitet duke sjellë kursimet e tyre dhe duke pyetur vazhdimisht për vendin ku do mbillej pema, llojin e saj dhe kujdesin që do tregonin më pas. Sot, pema e klasës së 3F qëndron në mes të lulishtes “1 Maji”. Ajo mban edhe një tabelë të vogël, si shenjë dalluese nga pemët e tjera. Fëmijët e mbollën me dashuri dhe ajo është si një besëlidhje mes tyre dhe mjedisit, është një përkujtim që ata i dhanë diçka natyrës, edhe pse fare pak në krahasim me ato çka ajo na ofron çdo ditë.

Përgatiti: Erjona Saqe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *