Bashkimi Evropian është destinacioni ku Shqipëria e sheh veten në të ardhmen. Ky Union ka shumë benefite, të cilat do ta ndihmojnë Shqipërinë të ecë më shpejt drejt zhvillimit dhe një jetese më të mirë. Për këtë temë kaq të rëndësishme diskutuan dhe nxënësit e klasës së 4B  me Prof. Asoc. Dr. Belina Budini, Drejtuese e Departamentit të Komunikimit në Universitetin Europian të Tiranës. Në një atmosferë shumë aktive dhe pjesëmarrëse, nxënësit mësuan rreth përkatësisë evropiane të Shqipërisë, duke paraqitur idetë dhe mendimet e tyre dhe për projektin “Drejt Evropës”.  Prof. Asoc. Dr. Belina Budini i informoi nxënësit për ndryshimet që duhen bërë, hapat që duhen ndjekur dhe gjithashtu u shpjegoi rëndësinë jetike që ka ky proces për vendin tonë. Ndërsa nxënësit shpreheshin pa ngurrim, duke dhënë shembuj që tregojnë qartë hapat e ndjekur deri tani për të realizuar ëndrrën evropiane, duke iu referuar historisë, arteve dhe kulturës. Kjo orë e veçantë i ndihmoi nxënësit të kuptonin më qartë rëndësinë e BE-së dhe pjesëmarrjes në të.

Punoi: Hera Hadëri

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *