Nxënësit e klasës së 4F ishin pjesë e një vizite pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ata u pritën nga Ministri  Z. Niko Peleshi dhe grupi i  tij i punës. Ministri u foli nxënësve rreth projekteve të tij për hapjen e disa fermave që do të sigurojnë ushqime organike për fëmijët, si dhe për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm. Pas përfundimit të kësaj vizite, nxënësit zhvilluan një tjetër  vizitë,  në një tjetër institucion, në Kuvendin e Shqipërisë. Së pari fëmijët u futën në  sallën  ku  zhvillohen  seancat  parlamentare, ku edhe u pritën  nga deputetja, Znj. Albana Vokshi. Tema e bisedës që u zhvillua mes tyre ishte rëndësia e ligjeve për shtetin shqiptar, gjë të cilën Znj. Vokshi e krahasoi me rëndësinë që kanë rregullat për shkollën dhe arsimin. Pas bisedës deputetja  i  shoqëroi nxënësit tanë edhe në ambientet e tjera të Kuvendit.

Përgatiti : Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *