“Në ndihmë të familjeve në nevojë në prag të Festave të Fundvitit”,  ishte motoja, e cila frymëzoi nxënësit e klasës së 6B, të cilët së bashku me mësuesen e tyre kujdestare i erdhën në ndihmë një familjeje në gjendje të mjerueshme, e cila jetonte në Institut të Kamzës. E zonja e shtëpisë, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë, jetonte vetëm me tre fëmijët e saj, ku më e madhja ishte 12 vjeçe. Ata mbijetonin pa asnjë lloj ndihme ekonomike në një shtëpi të vogël, të cilës kishin kohë pa i paguar qiranë. Nxënësit mblodhën ndihma monetare, por edhe veshje, ushqime e lodra të ndryshme e gjithashtu dhe një shumë prej 27000 lekësh të reja. Të gjithë nxënësit ishin shumë të befasuar nga gjendja e tyre dhe u mbeti në mendje varfëria dhe gjendja shumë e dhimbshme e kësaj familjeje, por njëkohësisht u ndjenë krenarë për veten dhe nismën e tyre bujare!

Punoi: Sidrit Rrustemi

Drejtoi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *