Gjendja e mjerueshme  e shumë familjeve shqiptare, që jetojnë në kushte të vështira, ndezi dëshirën e të ndihmuarit të njerëzve në nevojë tek nxënësit e klasës së 6D.Të shoqëruar nga mësuesja kujdestare dhe një punonjës social ata vizituan dy familje në zonën e Babrrusë dhe të Paskuqanit, ku dhanë ndihma ushqimore dhe një shumë modeste parash, me qëllimin për të lehtësuar sadopak jetesën e tyre dhe për t’u sjellë sadopak gëzim në këtë prag festash të fundvitit.Varfëria që i kishte pllakosur ato familje ishte e thellë dhe e rëndë. Gjendja që panë, zgjoi tek nxënësit dëshirën për të marrë gjithnjë të tilla nisma. Kuptuan se dikujt nuk i duhet të vështrojë larg për të gjetur dikë që ka nevojë për ndihmë, kohë apo energji. Tek e fundit  është gjë e bukur të jesh shkaku i gëzimit të dikujt. Edhe një buzëqeshje mund të jetë hapja e një dere në jetën e tjetrit.

Përgatiti: Enia Xhaferraj

Drejtoi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *