Klasa e 7G zhvilloi një ekskursion në qendrën tregtare TEG. Nxënësit mbërritën atje në orarin e transmetimit të filmit “Aquaman”. Ishte një eksperiencë e bukur dhe zbavitëse. Kënaqësi u dha subjekti  intrigues i këtj filmi  dhe personazhet sa reale, aq dhe mistike. Pas filmit ata shëtitën nëpër qendër tregtare dhe shijuan disa nga ushqimet që pëlqyen. U kthyen në shkollë për të përfunduar orarin mësimor, por vazhdimisht mendonin për emocionet  e këndshme që u dhuroi ky aktivitet në shoqërinë e mësueses dhe shokëve të klasës.

Punoi: Suada Xholi

Drejtoi: Elda Rrustemi

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *