Një aktivitet jo vetëm zbavitës dhe i bukur, por edhe mjaft i shëndetshëm, ishte aktiviteti sportiv i zhvilluar nga klasa e 9D në Fushat Multisportive në Parkun e Madh të Liqenit. Ky aktivitet u zhvillua me ndihmën dhe bashkëpunimin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë.

Përveç argëtimit në ajër të pastër, aktiviteti synonte t’i njihte nxënësit me sporte të reja në natyrë, siç është dhe sporti i Taj-Kuon-Do-së. Nxënësit të drejtuar nga një mësues me shumë përvojë dhe katër studentë Taj-Kuon-Do-je, arritën të bëheshin pjesë e këtij sporti dhe të mësonin disa lëvizje të thjeshta. Në këtë aktivitet, nxënësve, si një surprizë e bukur, iu bashkuan edhe 50 miss-et nga e gjithë bota. Më pas, një pjesë të kohës, nxënësit e kaluan duke luajtur basketboll dhe volejboll. Pas lojës entuziaste shijuan disa momente të këndshme te “Juvenilia Castelo”.

Në fund të këtij aktiviteti nxënësit jo vetëm u argëtuan, por morën dhe njohuri të reja në sporte të ndryshme, siç është Taj-Kuon-Do-ja. Aktivitete dhe bashkëpunime të ngjashme, të cilat jo vetëm promovojnë ambiente të shëndetshme, por edhe edukojnë vlera, do të zhvillohen në ditët në vazhdim dhe me klasa të tjera të shkollës sonë.

Punoi: Sara Xholi

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *