Nxënësit e klasave të 6-ta, u organizuan në një tjetër aktivitet gjatë këtij muaji, “Mbjelljen e luleve”. Duke qenë se bimët janë nga elementët më të rëndësishëm të ekosistemit dhe të lidhura ngushtë me jetën e njeriut, mbjellja e tyre është jetike. Të gjithë nxënësit ishin kujdesur të sillnin bimë dhe lule të shumëllojshme për të shtuar hapësirat e gjelbra. Plot energji, si një skuadër e vetme, bashkëpunuan për të krijuar një ambient edhe më të bukur, të shëndetshëm e mjaft çlodhës. Si fillim përcaktuan vendet, ku do të mbilleshin lulet, më pas hartuan skica për të kombinuar ngjyrat e tyre. Ishte vërtet e veçantë, të shikoje ato duar të vogla teksa punonin e ndërtonin ambiente të gjelbra e çlodhëse. Kjo veprimtari pati ndikim të madh dhe të gjithë e mbështetën nismën: “Ambiente të gjelbra, jetë më e shëndetshme!”Pas përfundimit, nxënësit, të mrekulluar me punën e bërë, diskutuan për të mirat dhe vlerat e kësaj nisme për të vijuar më pas në klasat përkatëse.

Punoi: Amelia Duxha

Udhëhoqi:  Enkelejda Velo

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *