Panairi Ushqimor i klasave të gjashta tregoi sërish përkushtimin maksimal të nxënësve tanë për këtë aktivitet bamirës. Me një organizim si prej të rriturish, shpirtin e garës dhe mbi të gjitha dëshirën për të realizuar sa më mirë qëllimin human të këtij aktiviteti, fëmijët si rrallëherë treguan aftësitë e tyre në menaxhim dhe komunikim. Nuk munguan as reklamat dhe “ofertat” gjatë këtij aktiviteti, i cili është po aq edhe zbavitës për fëmijët, pasi iu duket vetja e rritur për të marrë përgjegjësi.

Falenderojmë nxënësit dhe prindërit për bujarinë dhe mbështetjen e dhënë për këtë aktivitet bamirës!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *