Festa e Abetares, kjo traditë e bukur që zhvillohet kudo në Shqipëri, edhe në shkollën tonë u zhvillua mes emocioneve të shumta të vogëlushëve, por po aq dhe të prindërve të tyre. Përfundimi i librit të parë, siç është abetarja, për çdo fëmijë mbart një emocion dhe kujtim të veçantë dhe lë gjurmë të pashlyeshme në memorie. Këngët e bukura për shkronjat dhe festën, vargjet e recituara me zërat e ëmbël që dridheshin herë-herë, kërcimet ritmike dhe veshjet e bardha të fëmijëve e mbushën skenën dhe sallën me një atmosferë të gëzueshme dhe mjaft pranverore.

Duartrokitjet, buzëqeshjet, falenderimet dhe fotot plot gëzim në fund të festës ia shtuan ngjyrat kësaj dite, e cila u buzëqeshte fëmijëve plot dashuri. U urojmë nxënësve të klasave të para shumë suksese në rrugën e gjatë, të vështirë, por të bukur të dijes! Ta duan dhe ta ruajnë gjithmonë gjuhën tonë të bukur shqipe!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *