Në fillim të muajit mars, fëmijët e klasave të para të shkollës sonë janë argëtuar me shfaqjen “Safari i vogël “, i vënë në skenë në Teatrin Eksperimental të kryeqytetit. Ky aktivitet u mundësua prej Kolegjit “Turgut Özal”, me qëllimin e njohjes dhe edukimit të nxënësve si me pasionin e aktrimit, ashtu dhe me përftimin e një mesazhi kuptimplotë dhe të vlefshëm nga kjo pjesë teatrale.

Në këtë shfaqje, me tekst dhe regji të Nelsom Mulla, vajza e vogël, Livia, zbulon një hartë në të cilën janë të shënuara kafshët në rrezik zhdukjeje. Me dëshirën për t’i shpëtuar, ajo nis udhëtimin në vende të ndryshme anembanë botës, duke e përfunduar nëpër Alpet e larta të Shqipërisë. Bashkarisht me fëmijët, Livia kalon gjithë vështirësitë duke i bindur njerëzit t’i japin fund shfrytëzimit të kafshëve.

Në një shfaqje të tillë plot argëtim, ngjyra, e sidomos me ndërthurjen e magjisë që dha videoprojeksioni 3D, fëmijët e klasave të para u bënë pjesë e këtij udhëtimi humanitar të Livias së vogël.

Faleminderit trupës së aktorëve për emocionet që përcollën dhe shkollës sonë për punën e bukur që bën me vogëlushët!

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *