Ekskursioni i radhës në shkollën tonë ishte shëtitja e zhvilluar në Bosnje me nxënësit e klasave të shtata. Nisja prej Tiranës u bë në orët e para të mëngjesit dhe megjithëse udhëtimi ishte i gjatë, duke qenë së bashku, fëmijët e ndjenë më pak kohëzgjatjen e tij. Nxënësit qëndruan në kryeqytetin e Bosnjes, Sarajevë. Qëllimi i kësaj shëtitjeje nuk ishte vetëm ushtrimi i aktivitetit sportiv duke bërë ski, por edhe të njiheshin me vlerat historike-kulturore dhe ato natyrore të këtij vendi. Të tilla ishin, vizita e nxënësve në “Qytetin e Ri”  dhe “Qytetin e Vjetër” të Sarajevës. Gjithashtu dhe shëtitja në Parkun Kombëtar të Sarajevës, u la fëmijëve mbresa të veçanta.

Gjatë rrugës së kthimit, nxënësit rikujtonin përjetimet e ndryshme të kaluara gjatë kësaj shëtitjeje dimërore, për t’i ruajtur ato sa më gjatë në mendjen dhe zemrën e tyre.

Përgatiti: Esmeralda Dibra

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *