Klasat e treta shëtitje në  Maqedoni e Kosovë

Klasat e treta shëtitje në Maqedoni e Kosovë

Nxënësit e klasave  të treta ishin pjesë e një  udhëtimi treditor në Maqedoni e Kosovë.

Rrugëtimi  nisi me  udhëtimin drejt qendrës turistike “Kodra e Diellit”. Çdo gjë ishte e veçantë, ngjitja në malin më të lartë të Maqedonisë, akomodimi në hotel “Scardus”, pastaj lojërat me slita e me topa bore, klima malore dhe ushqimet e shijshme.

Shëtitja vazhdoi vrullshëm e me entuziazëm drejt Shkupit legjendar, me ndërtesat e vjetra  dhe monumentet historike, me vizitën në një qendër tregtare, dhe shumë aktivitete të tjera.

Qyteti i tretë që mirëpriti fëmijët ishte Prizreni ose ndryshe “qytet-muzeu” i Kosovës. Fillimisht vizituan shtëpinë ku u mbajt Lidhja e Prizrenit dhe më pas shëtitën nëpër qytet, për të shijuar gjithë trashëgiminë kulturore të tij dhe shtëpitë ende me stilin e dikurshëm e karakteristik të ndërtimit. Shëtitja me tren i kënaqi pa masë. Ashtu të gëzuar siç ishin, fëmijët vetëm këndonin e qeshnin me njëri-tjetrin.

Pasi shijuan të gjitha bukuritë dhe ndjesitë që ky udhëtim u dhuroi, u kthyen në qytetin e tyre, të pasuruar me dije dhe emocione  të reja.

Përgatiti: Elda Rrustemi