Të gjithë kundër urisë…

Në vijim të aktiviteteve të tij, Klubi Shpresa në bashkëpunim me Foodbank Albania, organizon me rastin e Festave të Fundvitit aktivitetin për mbledhjen e ndihmave ushqimore për familjet në nevojë.

Ky aktivitet, i cili  do të zhvillohet nga data 12.12.2018 – 20. 12. 2018, ka sensibilizuar ndjeshëm nxënësit e shkollës sonë, të cilët me bujarinë më të madhe janë angazhuar duke sjellë ushqime që në ditët e para të fillimit të tij.

Këto ushqime përfshijnë ushqimet bazë si: miell, vaj, sheqer, makarona, oriz, qumësht UHT, fasule, thjerrëza, biskota, salcë, reçel, konserva, çokokrem, kafe etj.

Pakot me ushqime do t’u dhurohen nga Foodbank Albania familjeve në nevojë, për të sjellë pranë tyre sadopak gëzim e buzëqeshje për Festat e Fundvitit.

Klubi Shpresa falenderon të gjithë kontribuesit dhe mbështetësit e këtij aktiviteti për bujarinë dhe zemërgjerësinë që tregojnë gjithmonë!

Përgatiti: Imelda Prençe

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *