Në ndjekje të misionit të tyre fisnik, nxënësit përfaqësues të Klubit Shpresa, të klasave të 6-ta dhe të 7-ta udhëtuan drejt fshatit Bubq të Fushë –Krujës për të qenë pranë familjeve të dëmtuara nga shirat e shumtë të ditëve të kaluara. Si çdo herë tjetër, Klubi Shpresa shpërndau një numër të konsiderueshëm ndihmash, saktësisht 110 kuti dhe batanije. Sigurisht  e gjithë merita shkon për nxënësit e shkollës dhe familjet e tyre bujare që sollën shpresë e gëzim në zemrat e këtyre njerëzve.

Përgatiti: Elda Rrustemi

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *