Aktiviteti i radhës i Klubit Shpresa ishte ndihma për 50 familje në nevojë, në ndihmë të familjeve të fëmijëve me aftësi ndryshe.
Ishin nxënësit e klasave të 7-ta, anëtarë të Klubit Shpresa, të cilët organizuan një aktivitet bamirësie me Shoqatën Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Në këtë aktivitet u shpërndanë 50 pako me ushqime. Ҫdo pako përmbante rreth 15 kg ushqime, si: sheqer, vaj, miell, oriz, makarona, nukrema, karamele, reçel e ushqime të tjera. Pakot e ushqimeve u përgatitën nga vetë nxënësit, anëtarë të Klubit Shpresa dhe u mundësuan nga fondet e mbledhura nga Panairi Ushqimor.
Nxënësit ndien kënaqësinë që të jep bamirësia, teksa shpërndanin pakot me ushqime dhe merrnin falenderime e shihnin fytyra të gëzuara e të buzëqeshura.
Motoja e Klubit Shpresa “Të sjellim sadopak gëzim e buzëqeshje aty ku ajo mungon” mbetet frymëzimi më i bukur i nismave tona.
Falenderojmë nxënësit tanë dhe prindërit e tyre për mbështetjen, bujarinë dhe humanitetin që tregojnë gjithmonë!
Punoi: Sidrit Rrustemi
Drejtoi: Imelda Prençe