Një nga aktivitetet më emocionuese të nxënësve të Klubit Shpresa ishte vizita në Institutin e Nxënësve që nuk Dëgjojnë, ku çuan ndihma, të cilat konsistonin kryesisht në mjete shkollore. Ndihmat u mundësuan me anë të fondeve të mbledhura gjatë Panaireve të Ushqimit. Nxënësit vizituan një klasë të tretë, ku u pritën krahëhapur nga të gjithë fëmijët e vegjël, të gëzuar nga ardhja e miqve. Fëmijët u lumturuan shumë nga dhuratat, madje buzëqeshjet e tyre, mund të thuhet se ishin gjëja më e brishtë dhe e bukur në botë. Të gjithë nxënësit përshëndetën fëmijët më anë të gjuhës së shenjave, si edhe mësuan rreth pamundësive dhe jetës së tyre të përditshme. Pas klasës së tretë, nxënësit e  Klubit Shpresa, hynë në një klasë të nëntë duke parë jetën e moshatarëve të tyre nga një sy tjetër. Ajo klasë e nëntë ishte mbushur me nxënës shumë të sjellshëm, që i mbuluan plot me të qeshura e përqafime. Anëtarët e Klubit Shpresa mësuan emrin e tyre në gjuhën e shenjave dhe u kthyen në shkollë me një eksperiencë të re, të ndërgjegjësuar dhe duke kuptuar se pamundësitë mund të jenë një pengesë e vogël, por kurrë nuk do ta bllokojnë rrugën e fëmijëve që takuan, drejt një jete të lumtur.

Punoi: Megan Duraj

Udhëhoqi: Imelda Prençe

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *