Në faqen e saj zyrtare online, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, ka shprehur krenarinë e saj për 217 nxënës, fitues në nivel kombëtar olimpiadash. “Sot, na bëjnë krenarë në këtë sallë të vogël, nesër, do të na bëjnë krenarë me historitë e tyre të suksesit, që do të jenë histori suksesi të Shqipërisë evropiane,” është shprehur zonja Nikolla gjatë ceremonisë përmbyllëse të Olimpiadave 2015.

Në Olimpiadat Kombëtare, për vitin 2014-2015, rezultojnë  fitues në nivel kombëtar 217 nxënës prej të cilëve 52 kanë qenë nxënës të kolegjeve turke me 8 vende të para, 13 të dyta dhe 31 të treta.

Vëmendje dhe vlerësim të veçantë morën gjatë ceremonisë dy nxënësit e kolegjeve turke që sollën medaljen e bronzit nga Olimpiada Ballkanike në Greqi, Alboreno Voci dhe Gledis Kallço.

Ministrja i cilësoi nxënësit fitues dhe mësuesit e tyre si modele suksesi që duhen ndjekur e që padyshim duhen mbështetur.

Kjo është hera e parë që Ministria e Arsimit dhe Sportit, organizon një ceremoni të kësaj natyre.

 

[mls_gallery id=”2156″ cols=”4″ g_title=”off” g_subtitle=”off” title=”on” subtitle=”on” desc=”on”]

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *